CEO i kompanisë amerikane “Johnson & Johnson”, Alex Gorsky, ka deklaruar njerëzit mund të kenë nevojë të vaksinohen kundër COVID-19 një herë në vit, njësoj si vaksinohemi kundër gripit.

Sipas tij, sa më shumë që të përhapet virusi aq më shumë do të pësojë mutacione. Në anën tjetër, ekspertët shëndetësorë kanë bërë të ditur se ekzistojnë gjasa të mëdha që COVID-19 të bëhet sëmundje endemike, që do të thotë se do të jetë vazhdimisht prezentë – edhe pse në nivele më të ulëta.

Kompania “Johnson & Johnson”, ka prodhuar vaksinën që injektohet vetëm një dozë, në krahasim me vaksinën e Pfizer dhe vaksinave tjera – që kanë nevojë për dy doza.