Meghan Markle dhe Princ Harry dhanë ditën e djeshme lajmi se do të bëhen sërish prindër. Bebushi numër dy është rrugës dhe Archie do të bëhet së shpejti vëlla i madh. Meghan dhe Harry e njoftuan lajmin e tyre të shtatzënisë përmes një fotografie bardhë e zi, ku Meghan shfaqet e shtrirë në prehrin e Harry-t. Dukesha e Sussex-it mbante veshur një fustan nga Carolina Herrera, i cili është qepur posaçërisht për të gjatë kohës që ishte shtatzënë me Archie-n.
Përveç kësaj një domethënie shumë të bukur kishte edhe data në të cilën Meghan dhe Harry dhanë lajmin e bukur. Ekzaktësisht 37 vite më parë në gazeta u bë publik lajmi se Princeshë Diana ishte shtatzënë në pritje të fëmijës së dytë, pra në pritje të Harry-t. “Sekreti pas buzëqeshjes…një fëmijë!”, shkruhej në ballinën e “Daily Mail” në vitin 1984 për Princeshë Dianën. “Një fëmijë shtatori për Princeshën”, shkruante “The Telegraph” asokohe, duke shtuar se “Mbretëresha thotë se është shumë e kënaqur”.
Lajmi i gëzueshëm vjen pasi Meghan, 39 vjeçe, zbuloi se ajo pësoi një abort korrikun e shkuar. “Të humbasësh një fëmijë do të thotë të mbash një hidhërim pothuajse të padurueshëm, të përjetuar nga shumë persona, por të folur nga pak”, shkroi ajo në një ese të publikuar nga New York Times më 25 nëntor. Meghan dhe Harry, zyrtarisht hoqën dorë nga rolet e tyre si mbretërorë vitin e shkuar. Dëshira e tyre për të pasur një jetë normale familjare luajti një rol në vendimin e tyre novator.