Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur dh.imbjen e tij të madhe për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish- Prefektit të qarkut të Vlorës, Eduard Veçani, si pasojë e COVID-19. Patozi shkruan se Vlora humbi sot një qytetar të klasit të parë.

Postimi i plotë: VLORA HUMBI NJË QYTETAR TË KLASIT TË PARË Trishtim i madh për ikjen e parakohshme të Eduart Veçanit. Vlorës do t’i mungojë qytetari dinjitoz, aktivisti i shquar i shoqërisë dhe profesionisti i respektuar, që kontribuoi me përkushtim, kudo ku pati rastin të angazhohet.

Ndjehem i nderuar që pata fatin të bashkëpunoj me të si prefekt i Qarkut të Vlorës dhe në detyra të tjera. Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe miqve të Edi Veçanit për humbjen e pazëvendësueshme!