Ikona e futbollit, Cristiano Ronaldo, ka arritur të mbledhë numrin më të madh të fansave në botë në llogaritë e tij në Instagram, Facebook dhe Twitter. Ronaldo numëron tashmë 500 milion ndjekës në të treja platformat, duke u bërë kështu personi i parë në botë me këtë rekord. Instagram mendohet të ketë rreth një miliard përdorues, pra rreth 15 për qind e tyre po ndjekin fituesin e pesëfishtë të Topit të Artë. Krahasuar me rivalin Lionel Messi, Ronaldo ka 78 milionë ndjekës më shumë në Instagram ndërsa Messi nuk ka një llogari personale në Twitter.
Messi është gjithashtu më mbrapa në departamentin e Facebookut pasi nuk ka arritur 100 milionë pëlqime. Pak ditë më parë, Ronaldo festoi ditëlindjen e tij të 36-të, teksa i përshëndeti të gjithë ndjekësit me një mesazh në rrjete sociale: “36 vjeç, e pabesueshme! Ndihet sikur gjithçka nisi dje, por ky udhëtim është tashmë plot aventura dhe histori për t’u mbajtur mend. Topi im i parë, ekipi im i parë, goli im i parë … Koha ikën! Nga Madeira në Lisbonë, nga Lisbona në Manchester, nga Manchester në Madrid, nga Madrid në Turim, por mbi të gjitha, nga thellësia e zemrës sime në botë … Unë kam dhënë gjithçka që kam mundur, nuk jam kursyer kurrë dhe gjithnjë jam përpjekur të jap versionin më të mirë të mundshëm timin. Në këmbim, ju më dhatë dashurinë dhe admirimin tuaj, praninë tuaj dhe mbështetjen tuaj të pakushtëzuar. Dhe për këtë, unë kurrë nuk do të jem në gjendje t’ju falënderoj sa duhet. Nuk mund ta bëja pa ju. Ndërsa festoj ditëlindjen e 36-të dhe vitin e 20-të si futbollist profesionist, më vjen keq që nuk mund t’ju premtoj edhe 20 vjet të tjera për këtë. Por ajo që unë mund t’ju premtoj, është se për sa kohë që vazhdoj, ju kurrë nuk do të merrni më pak se 100% nga unë! Faleminderit edhe një herë për të gjithë mbështetjen tuaj dhe për mesazhet dhe nismat tuaja të mira gjatë kësaj dite. Do të thotë shumë për mua dhe të gjithë keni një vend të veçantë në zemrën time.”- ka shkruar futbollisti.