Ambasada e SHBA ka shprehur urimet për Ardian Dvoranin pasi DASH e shpalli kampion në luftën kundër korrupsionin. Me anë të një postimi në Twitter, Ambasada e SHBA në vendin tonë shkruan: “Urime Ardian Dvoranit nga Shqipëria për përzgjedhjen si Kampion Kundër Korrupsionit!”. Kujtojmë se Sekretari i Shtetit Anthony Blinken ka renditur Gjyqtarin dhe Anëtarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani si një nga 12 personalitete e spikatura në botë që ka luftuar korrupsionin.
Në një deklaratë të sekretarit të shtetit përmenden emrat e 12 personaliteteve nga e gjithë bota që vlerësohen për punën e tyre. Të nderuarit janë: Ardian Dvorani i Shqipërisë, Diana Salazar i Ekuadorit, Sophia Pretrick i Shteteve të Federuara të Mikronezisë, Juan Francisco Sandoval Alfaro i Guatemalës, Ibrahima Kalil Gueye i Guinesë, Anjali Bhardëaj i Indisë, Dhuha A. Mohammed nga Iraku, Bolot Temirov të Republikës së Kirgistanit, Mustafa Abdullah Sanalla të Libisë, Viktor Sotto nga Filipinet, Francis Ben Kaifala nga Sierra Leone dhe Ruslan Ryaboshapka të Ukrainës.