Deputeti Selami Jenisheri u shpreh se pas zgjedhjeve, fati i qeverisjes së vendit do të jetë në duart e një gjyqtari. Ai tha se askush në parlament se meriton të jetë deputet.

“Çfarë votimesh do bëjmë ne më 25 Prill. A kemi turp, a s’kemi turp ne deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Turp e faqe e zezë. Atje do dalë një gjyqtar dhe do ja japë qeverinë një partie që nuk e meriton. Mendoj që ne duhet të kemi kurajon dhe nëse nuk e rregullojmë këtë punë nuk jemi deputet që meritojmë të ulemi në këto karrige”, tha Jenisheri.