Bes Kallaku dhe Jona Spahiu do të rikthehen së shpejti në ekran, për të moderuar së bashku programin më të ri të humorit, “Kosherja”. Regjisori i programit është Altin Basha. Ditën e sotme, Jona ishte e ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ku tha se oferta e Bashës e gjeti të papërgatitur por e pranoi, duke pasur dhe mbështetjen e të shoqit.

Po ashtu, Jona foli dhe për raportet me aktorin Bes Kallaku. “Unë me Besin kemi punuar më herët me të njëtin televizion. Kemi raporte shum të mira. Besi është Besi, ka shumë energji dhe njëri shumë pozitiv”, tha ajo.