Vijojnë me ritme të larta punimet për investimin e ri në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Berat, drejtori e cila mbulon rreth 85,000 shërbime në vit. Sipas DPSHTRR-së, kompleksi i ri që do të mundësojë kushte dinjitoze pune dhe cilësi në ofrimin shërbimeve cilësore për 35,000 drejtues mjetesh do të mundësojë: salla të reja shërbimi ndaj qytetarëve për lejedrejtimet dhe regjistrimet e mjeteve; ambiente të reja për klasat e testimit teorik; arkivë të re për mjetet e regjistruara dhe dokumentacionet e drejtuesve të mjeteve dhe kapanon për kryerjen e identifikimit teknik dhe fizik të mjeteve, si dhe zyra shërbimi dhe zyra për administratën.
Ky investim do të realizohet tërësisht nga fondet me vetëfinancim të entit, falë rezultatit të mirëadministrimit dhe të vizionit për transformimin e kushteve të shërbimit për qytetarët dhe për punonjësit në standarde më të larta.