Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, e ka pranuar se klubi po shkon drejt një pike kur Kylian Mbappe duhet patjetër ta marrë një vendim për të ardhmen e vet. PSG-ja dëshiron ta vazhdojë marrëveshjen me yllin francez, për të cilin është përfolur vazhdimisht se do të largohet nga Parc des Princes.
“Jam habitur me atë se çfarë është folur për Mbappen”, tha Leonardo për France Bleu.
“Ai ende e ka edhe një sezon të plotë (në kontratë). Statusi i tij në klub është seç herë e më i rëndësishëm dhe ai vazhdimisht po merr më shumë përgjegjësi mbi supe”, shtoi ai.
“Ka kohë që ne jemi duke biseduar me të dhe koha për ta marrë një vendim ka ardhur”, nënvizoi ai.