Hetem Ramadani, një sipërmarrës i suksesshëm, flet për rëndësinë që ka ushqyerja në shëndetin e njeriut. Ai ka mund të vet-shërohet, duke kaluar edhe Covid, madje ka përjashtuar çdo lloj mjeti të mjekësisë konvencionale. Fakti që e ka kaluar Covid dhe si ia doli, ai u pyet sot teksa ishte i ftuar përballë Rudina Magjistarit, në Tv Klan. Gjatë emisionit ai ka treguar se si ndikon ushqimi në trupin dhe shëndetin tonë. “Unë mendoj që ka shumë lidhje të ushqyerit. Nëse ushqehemi mirë, atëherë ne bëjmë edhe ndërrimin e shprehive të gjeneve ose aktivizojmë ato gjene që na mbrojnë, nuk janë të fjetura”.
“Prandaj ushqimi nuk është vetëm kalori që na shërben për punë të ndryshme mendore e fizike, por mendoj që ushqimi ka të bëjë edhe me emocionet tona, me ndjenjat, domethënë, ushqimi nuk është vetëm kalori, por është inteligjencë e koduar në ato molekulat e ushqimit që mund të na bëjë edhe më të mençur nëse ne marrim ushqim inteligjent”. “Në esencë ushqimi nga molekulat dhe përbërësit që ka, ka inteligjencë përbrenda. Është një energji që ka marrë nga dielli, nga toka ka marrë shumë minerale, vitamina dhe këto i marrin në trupin tonë. Nëse i marrim, trupi di t’i shfrytëzojë në mënyrën më të mirë me mekanizmat e ndryshëm për të krijuar atë çfarë na duhet ne”, tha Hetem Ramadani.