Manchester City po kalon një formë fantastike, kryeson Premier League i vetëm dhe numëron 15 fitore radhazi në të gjithë kompeticionet. “Armata” e Pep Guardiolës po shtyp çdo kundërshtar, ndërsa drejtuesit e klubit vijojnë të punojnë për të ardhmen.
Sergio Aguero do të largohet në fund të sezonit dhe zëvendësuesi i tij duhet gjetur shpejt, edhe pse ka kohë deri në merkaton e verës. Dëshira e madhe është Erling Haaland, teksa në listë ndodhet edhe Romelu Lukaku.
Arritja te norvegjezi i Dortmund është një mision i vështirë dhe City po fokusohet te bomberi belg i Interit. “Cityzens” po përgatisin një ofertë për klubin italian dhe një gjë e tillë konfirmohet nga fcinternews.it.