Në Afrikë kanë filluar të shpërndahen vaksinat e para të koronavirusit, por shteti i Burundit me 12 milionë banorë ka vendosur që të mos i pranojë. Sipas ministrit të Shëndetësisë Thaddee Ndikumana, parandalimi është më i rëndësishëm se vaksinimi, ndërsa shtoi se 95% e pacientëve janë duke u shëruar.
Muajin e kaluar Burundi mbylli kufijtë tokësorë dhe ujorë, ndërkohë që shteti afrikan regjistron mbi 1600 raste dhe vetëm 2 vik tima. Edhe presidenti i Tanzanisë e refuzoi vaksinimin kundër koronavirusit, pasi u shpreh se Tanzania e ka mposhtur virusin me kohë me ndihmën e Zotit.