Covid-19 i ka marrë jetën radistit Halit Subashi nga Durrësi. 84-vjeçari nuk ka mundur t’i bëjë ballë betejës me virusin vdekjeprurës.
‘Ndahet nga jeta radisti i vjeter… Shoqata mbarekombetare detare “Adrijon”, njofton se,Ështe ndare nga jeta ne moshen 84-vjeçare radisti Halit Subashi, nuk i mbijetoi dot Covid-19 dhe Haliti. Lamtumire njeriu dhe radisti i mire, Halit Subashi. U prehsh ne paqe! Haliti, mbasi mbaroi politeknikumin 7 nentori, sherbeu si radiotelegrafist, me perkushtim e profesionalizem, fillimisht tek r.st i Flotes Tregtare, ne vitin 1960, pastaj tek anijet “Iliria”, “Skenderbeu”, tek ambasada jone ne Egjipt dhe nga v.1979-1995,tek stacioni qendror i radios, ish Budi Durres, komanda e marines, ku dhe doli ne pension.
Haliti do mbetet ne mendjet e detareve shqiptare, si njeri i urte, qytetar shembullor, i sjellshem, i komunikueshem, i dashur dhe i respektuar. I perjetshem qofte kujtimi i radistit te vjeter, Halit Subashi! Varrimi i te ndjerit behet në datë 9 shkurt, ora 11.00, tek varrezat e reja. Ai do mbetet perjete ne mendjet e te gjitheve qe e njohen nga afer.’- shkruan specialisti civil pranë Forcës Detare, Shefqet Kërcelli, në rrjete sociale.