Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm nga qyteti i Gjirokastrës. Ka ndërruar jetë profesori dhe gazetari i njohur sportiv Sokrat Papadhopuli.

“E humben dhe legjenden e mendimit intelektual dhe njerezor, Sokrat Papadhopullin,njeriun fisnik, I dashur dhe i mire me te gjithe. qe tani e tutje nuk do ta shohim me ne Qafen e Pazarit, ne 18 shtatori, ne stadiumin e qytetit….

Iku duke lene pas emer, mencuri dhe dashuri… Ngushëllimet më të thella familjes, bashkëshortes Zhulieta, vajzave Ioanna dhe Amalia si dhe vëllait të tij Emilio! Sokrat i dashur,lamtumire, u prehsh ne paqe o njeri i lire i mendimit te lire!”, njofton ‘Gjirokastra Online’.