Shpresa Zenelaj, ish-zëvendësrektorja e Universitetit të Tiranës dhe një nga pedagoget më të njohura të fakultetit Filologjik, humbi jetën ditën e djeshme. Ndonëse në moshë të t hyer, Zenelaj ka lënë dhimbjen për ndarjen nga jeta të një personalitetit të vlerësuar në disa plane. Ajo njihej si një nga përkthyeset më të mira të gjuhës ruse në Shqipëri edhe për shkak se ajo studioi në Moskë për gjuhë dhe letërsi ruse. Ka qenë e vlerësuar si një nga studentet ekselente atje dhe ky vlerësim vijoi edhe me kthimin në Tiranë më pas si pedagoge dhe studiuese shkencore. Zenelaj mbante titullin Docent nga vitit 1963 deri në vititn 1983, pra për 20 vjet, ka qenë zëvendësrektore e Univeristetit të Tiranës.
Shpresa Zenelaj ka lindur më 26 shkurt të vitit 1931 në Delvinë dhe ndonëse në moshë shumë të vogël ka qenë pjesë e rezistencës kundër pushtuesëve gjatë L uftës së Dytë Botërore. Në shkollën e mesme ajo njohu shokun e saj të jetës, Shinasi Zenelaj që edhe ai, megjithëse ishte vetëm një vit më i madh se ajo, kishte qenë korrier partizan në Mallakastër dhe shtëpia e tij kishte qenë një ndër bazat e luf tës çlirimtare. Shpresa ka qenë një ndër protagonistet më të reja të lu ftës çlirimtare. Paslufta e orientoi atë drejt mësimit dhe më pas drejt mësimdhënies. Shpresa Zenelaj shkoi me studime në Moskë dhe u diplomua ekselente në degën Gjuhë Letërsi Ruse. Zenelaj ka dhënë kontributin e saj duke botuar dhjetra artikuj shkencorë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ajo ka patur një lidhje e ngushtë me familjen e saj, të birin Agron dhe nusen e djalit Merita, si dhe me mbesën Emira dhe nipi Marini.