Një sëmundje e rrallë post-COVID që po shfaqet te fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar ka ngritur alarmin te ekspertët.Sipas The Guardian deri në 100 fëmijë në javë në Mbretërinë e Bashkuar po shtrohen në spital me një sëmundje të rrallë që mund të shfaqet disa javë pas COVID-19, duke i lënë ata në kujdes intensiv.
75 për qind e fëmijëve të prekur më rëndë me sindromën inflamatore pediatrike me shumë sisteme (PIMS) ishin pakica e njerëzve me ngjyrë, ata aziatikë ose nga pakica etnike (BAME). Ky fënomen po i shqetëson pediatrit, mjekët dhe udhëheqësit e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS), Por më tepër të shqetësuar janë edhe prindërit për fëmijët e tyre.
Fillimisht mendohej se ishte sëmundja Kaëasaki, një gjendje e rrallë që prek kryesisht të porsalindurit dhe foshnjat. Mirëpo, PIMS është e njohur si një sindromë e veçantë, e re post-virale që një në 5,000 fëmijë e merr rreth një muaj pas COVID-19, pavarësisht nëse kishte apo jo simptoma. Rastet janë shfaqur në shumë vende, por shumica kanë qenë në Londër dhe Anglinë jug-lindore, zona ku varianti i ri i Kent solli një rritje të mprehtë të infeksioneve.
Sëmundja shpesh përfshin skuqje, një temperaturë deri në 40 gradë Celsius, presion të ulët të gjakut në mënyrë të rrezikshme dhe probleme të barkut, dhe në raste serioze simptomat janë si ato të shokut toksik. Dy fëmijë mendohet se kanë vdekur nga PIMS që nga fillimi i pandemisë.