Aktorja shqiptare me fame ndërkombëtare Eliza Dushku është në pritje të ëmbël dhe lajmin e bëri të ditur vetë ajo nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

E veshur me një fustan blu duke shijuar rrezet e diellit, aktores i shihet qartë barrku i rrumbullakosur. Menjëherë të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve të saj të cilët nuk kanë nguruar ta urojnë aktoren. Kujtojmë se Eliza është nënë e një djali.