Ish kryetarja e Kuvendit, aktualisht kryetare e partisë “Lëvizja për Ndryshim” Jozefina Topalli, ka prezantuar sot listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, për Tiranën. Kjo, tha Topalli, është “lista më e mirë e tre dekadave, me profesionistë të nderuar, profesore të zotë, mjekët ë respektuar të rinj të shkëlqyer”. Topalli tha se ftesa e partisë që ajo drejton “nuk është për ato që nuk ndryshojnë mendjen se ata nuk ndryshojnnë kurrë asgjë, por këto janë pakica”.
Sipas saj, “më shumë demokratë ka jashtë PD dhe shumë prej tyre i kemi sot këtu”. “Lëvizja për Ndryshim synon të kthehet në shpresë, jemi kundër korrupsionit të instaluar në çdo qelizë të shtetit nga tre kryetarët e tre partive. Mesazhi nga Kosova apo Italia është mënyra se si bëhet politikë në botë. Boll më me riciklim të personave që kanë provuar çdo post në të kaluarën. Përtej Ramës, Bashës e Metës ka 3 milionë shqiptarë të tjerë patriotë, jo si këta që na kanë marrë peng.
Ata të tre janë përgjegjësit që në Shqipëri s’ka shpresë dhe një të djathtë reale. Përgjegjësit e polarizimit politik dhe ekonomik të Shqipërisë. Ftesa jonë nuk është për ato që nuk ndryshojnë mendje, por ftojmë mendje hapurit, të ndershmit, çdo të ri, prind që duan t’i kthejnë dinjitetin çdo shqiptari. Kjo është lista më e mirë e tre dekadave me profesionistë të nderuar, mjekë e të rinj të shkëlqyer. Janë të pakorruptuar, dinjitozë, njerëz me kurajo”,- tha Topalli.
Lista e kandidatëve të “Lëvizja për Ndryshim” në Tiranë:
1. Elida Hoxha nga Fieri, matematikane, peagoge në Universitetin e Shkodrës.
2. Robert Qitozi, pedagog në Universitetin e Sporteve në Tiranë. Autori i disa librave e teksteve universitare
3. Lorenc Radovani, punon në Akademinë e Arteve,
4. Meri Kristaq Lalaj nga Pogradeci, dipluomuar si mësuese e gjuhës së huaj angleze dhe shqipe
5. Stela Jakova doktor i shkencave Ekonomike,
6. Arben Basha, pedagog në Akademinë e Arteve,
7. Lek Negri, studioi ne Universitetin e Arteve, dega Muzike, punon si pedagog ne Universitetin e Arteve
8. Fleino Muzali, diplomuar ne Padova per Shkenca Politike, histori e politike nderkombetare, pedagog ne Universitetin Aleksander Moisiu, aktualisht sipermarres.
9. Faranceska Memia, ka mbaruar gjimnazin me rezultate te shkelqyera ne Itali, ka fituar te drejten per koordinatore ne fondacionin ‘Save the Children’.Ka lindur ne Itali e eshte kthyer ne Shqiperi per te dhene kontributin e saj e vjen nga nje familje demokrate qysh heret.
10. Dionis Osman Agaj shkollohet ne Itali, per multimedia,
11. Polikron Polluçi, mjek
12. Daniela Kavaja, ka punuar ne arkitekture ne Rome, eshte kthyer me bashkeshortin e saj ne Tirane e po punon ne departamentin e Arkitektures ne Universitetin e Tiranes.