Një javë më parë Enxhëll i kërkoi Saimirit ta rikthente sërish në programin “Love Story” për të luftuar për dashurinë e tij. Ajo u shpreh mes lotësh se kishte vendosur të largohej nga emisioni në një moment delikat dhe se ishte bërë pishman për gjithë gjërat që kishte deklaruar.
“Letrat nuk dalin kurrë nga moda si letrat tek filmi ‘The Notebook’. Njeriu kur shkruan i thotë të gjitha ato që ndjen. Dëshiroj të kërkoj falje me mërzitjen që të shkaktova me vendimin tim. Është një vendim emotiv, që cdo vajzë e mendon kur të shikon në takim me një vajzë tjetër. Është ngarkesë prej gjithçkaje që na rrethon, shoqëria, familja, miqësia. E nisa këtë rrugëtim e frymëzuar me plot emocione të bukura, ndjesi frike se si do të shkonte. Njohja me ty ishte gjëja më e bukur që përjetova në ‘Love Story’. Ti më ke dhënë emocione pafund, një javë më parë nuk u tregova e fortë, lashë emocionet të më dominonin. Kërkoj ndjese për ty, produksionin, vajzave dhe shpresoj të mos më paragjykojnë, por unë dua t’i kthehem sërish asaj gare në mënyrë të barabartë me vajzat e tjera, uroj të kemi mirëkuptimin tuaj”, tha Enxhëll.
Ndërkohë sot Saimiri mori vendimin për fatin e saj në program. Ai tha se me Enxhëll ka kaluar momente shumë të bukura dhe se për dashurinë njeriu duhet të luftojë deri në fund. Princi modern u shpreh se do të fokusohet tek vajzat e tjera në vazhdim, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron që Enxhëll të rikthehet sërish në program.
“Ishte diçka e papritur! Ishte vendim i vështirë, m’u deshën disa ditë që ta mendoja. Por edhe pse me Enxhëll kemi kaluar momente të bukura, mendoj që për dashurinë njeriu duhet të luftojë dhe jo për një sfidë të vogël të shmangesh dhe të kthesh kurrizin. E vlerësoj Enxhëllin, por dua të përqëndrohem te vajzat që janë këtu”, u shpreh Saimiri.