“Perla” e Leo Messit nga goditja e lirë i siguroi Barcelonës fitoren 2-1 ndaj Atheltic Bilbaos. Një sukses që erdhi si një hakmarrje për humbjen me përmbysje (3-2) në finalen e Superkupës së Spanjës. Për argjentinasit, ishte goli i dytë sezonal i realizuar nga goditja e lirë.
Sipas të dhënave të “Opta”, që merret me analizat sportive, “Pleshti” ka mundur të realizoi 21 herë nga goditjet e lira në pesë sezonet e fundit në pesë kampionatet më të mira europiane. Ai komandon renditjen me një distancë të madhe nga ndjekësit e tij: 8 gola më shumë se Kolarov (ManCity, Roma, Inter) dhe Ward-Proëse (Southampton); shtatë më shumë se Dybala (Juventus), Aspas (Celta); dhe gjashtë më shumë se Parejo (Valencia, Villarreal), Fekir (Lyon, Betis), Bardhi (Levante) dhe Verdi (Bolonja, Napoli, Torino).
Me Barçën në total ka shënuar 49 herë nga goditja e lirë, vetëm Athletic Bilbaos i ka realizuar gjashtë gola.