Drejtuesi politik i qarkut te Lezhes per PD, Mark Marku ka filluar takimet per fushaten e zgjedhjeve te 25 prillit. Marku eshte takuar me kryesine e PD ne Lezhe, nderkohe qe ka rene ne sy se kane qene te gjithe pa maska, ndersa ne krah ka pasur dhe ish kreun e bashkise se Lezhes, Fran Frroku te akuzuar per korrupsion! “Sot ne mbledhjen me kryesine e PD -se dega Lezhe. Lezha ndez motorrat e fushates drejt fitores se padiskueshme.Bashke me drejtuesin politik te qarkut Lezhe prof.Mark Markun diskutuam per detyrat dhe pergjegjesite qe ka secili nga ne qe bashke me demokratet dhe banoret e Lezhes ,te ndryshojme realitetin e sotem.

Padyshim qe lezhjanet dine te bejne diferencen dhe te ndajne te miren nga e keqja. Alternativa e Pd-se eshte angazhim dhe plan pune qe duhet shpalosur dere me dere,tek çdo i ri ,tek çdo familje,tek çdo biznes,tek çdo fermer dhe kudo tjeter. Me ne ekonomia fiton,shendetesia fiton,arsimi fiton! Me ne Lezha fiton! Mjaft me,me 25 prill Shqiperia fiton ,Rama humbet! ✌️✌️????“, shkruan ish deputetja Lindita Metaliaj, teksa poston fotot ne rrjetin social!