Situata në luftën kundër COVId-19 po degradon në Francë dhe është shumë shqetësuese në dhjetëra rajone, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal. ”Ky përkeqësim sjell masa të shpejta dhe të forta”, theksoi zëdhënësi duke njoftuar se kryeministri, Jean Castex do të mbajë një konferencë shtypi nesër. ”Në Francë, që numëron në total 100 rajone, disa territore kanë vendosur të njëjtat vendime, masa të shpejta dhe të forta përvallë rreziqeve të mundshme para nesh”, nënvizoi Gabriel Attal në përfundim të Këshillit të Ministrave.
“Përballë kësaj situate, ne nuk hezitojmë të marrim masa dhe vendime të shpejta dhe të forta (..)”, shtoi ai duke përmendur masat e fundit të marra në Moselle apo në një pjesë të Côte d’Azur në juglindje.