Kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit ka krijuar pasoja negative për të ardhurat e qytetarëve gjermanë. Për herë të parë që nga fillimi i studimit në vitin 2007, pagat nominale ranë vitin e kaluar, njoftoi Zyra e Statistikave Wiesbaden.
Përfshirë pagesa të jashtëzakonshme, pagat bruto ishin mesatarisht 0.6 për qind më të ulëta se një vit më parë. Në të njëjtën kohë, çmimet e konsumit u rritën me 0.5 për qind, kështu që punonjësit mbetën me rreth një për qind më pak të ardhura reale sesa në vitin 2019.