Gjykata kundër Kor rupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prençi duke zgjatur me 6 muaj sekuestron e pasurive të biznesmenit Ylli Ndroqi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Prokuroria ka kërkuar ende kohë për hetimin pasurisë. Vendimi u mor pak ditë më parë ndërsa Report Tv mëson se ajo u është komunikuar edhe palëve.

Kjo është hera e parë që kërkohet zgjatja e sekuestros së pasurive. Vendimi për sekuestron e pasurive të biznesmenit ka ardhur në gusht të vitit 2020 nga SPAK. Hetimet për Ylli Ndroqin kanë nisur më 21 korrik 2020 në kuadër të ligjit a nti-maf ia. Ylli Ndroqi i njohur dhe si Xhemal Pasmaçiu është ar restuar për tra fikim her oine në Turqi e Itali, konkretisht i arr estuar për he roinë në 1998 në Turqi dhe në 2015 në Itali.

Vendimin për sekuestrimin e pasurive, e kanë ankimuar avokatët e biznesmenit. Por pavarësisht kësaj, Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi vendimin për sekuestron. Janë 26 prona të biznesmenit të cilat janë vendosur nën sekuestro nga SPAK. Pjesë e pasurive të sekuestruara me urdhër të gjykatës në deklaratën e SPAK, ndër të tjera janë edhe “2 apartamente, 5 automjete, 7 troje dhe një sipërfaqe pylli. Mes pronave të sekuestruara edhe televizioni Ora News, Channel One si dhe shoqëritë ‘Yldon’, ‘Rendon oil’ e ‘Don-Ucd’, ‘Interkinex’, ‘Albania Bay Marine’ etj.”