Vogëlushja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës, Renee, po rritet dita ditës dhe tashmë është bërë një zonjushë e vogël e cila shoqëron të ëmën me pushime. Renee-n e mbajmë mend ende foshnjë, kur Nora e Roberti pozonin me të në krah, por ja që koha kalon shpejt dhe si një vajzë “e rritur” tashmë, Renee merr vendin që i takon.

Këngëtarja dhe e bija janë bërë shoqet më të mira të njëra-tjetrës dhe Renee i bën mamit dedikimet më të bukura. Nënë e bijë kanë shijuar dëborën dhe e vogla i ka lënë këngëtares një mesazh dashurie, ku i shkruan në dëborë “Të dua”. “Edhe unë të dua Renee”- ka shkruar Nora, së cilës i është bërë zemra mal nga ky gjest.

Megjithëse është ende në moshë të vogël, dy këngëtarët e kanë regjistruar të bijën në një kurs pianoje dhe duket se leksionet po i japin frytet e tyre. Renee është e talentuat në muzikë si prindërit e saj, ndërsa këtë e ka dëshmuar video që Roberti ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram. E vogla shfaqet duke i rënë pianos dhe ka mësuar notat e para, ndërsa babi Roberti s’mund të ishte më krenar!


Duke e ushtruar që në vogëli këtë pasion dhe me dy prindër artistë, nuk është çudi që Renee të bëhet në të ardhmen një prej emrave të njohur të muzikës. Për diçka jemi të sigurt! Ajo do të ketë gjithmonë mbështetjen e Norës dhe Robertit që pavarësisht të ndarë, bëhen gjithmonë bashkë për vajzën e tyre.