Kreu i qeverisë Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se e mendon veten një gomar të mirë, sa kohë që ka arritur të mbajë ngarkesa shumë të rënda në kurrizin e tij. Deklaratat e Ramës u bënë jashtë ambienteve të Air Albania, ku ai kishte shkuar për të vëzhguar vijimin e procesit të vaksinimit.
“Gomari jam unë, se mbaj ngarkesën, të sharat, po jam gomar i mirë se ngarkesën e çoj në destinacion”, u shpreh Rama.