Google do të prezantojë veçori të reja të cilat lejojnë përdoruesit të kontrollojnë gjendjen shëndetësore thjesht duke përdorur kamerën e smartfonit të tyre. Duke filluar nga muaji i ardhshëm dhe fillimisht një ekskluzivitet i smartfonëve Google Pixel, përdoruesit do të mund të matin rrahjet e zemrës dhe ritmin respirator duke përdorur kamerën e smartfonit. Zakonisht për të kryer këto funksione nevojiten ha rduerë të specializuar si ato monitorët me dritë të ku qe ose jeshile që gjenden në Apple Watch apo rripat e fitnesit. Por ekipet e harduerit dhe softuerit pranë Google kanë zhvilluar një metodë që mund të realizojë këto matje vetëm duke përdorur kamerat e smartfonëve dhe të prodhojnë rezultate po aq të sakta sa har duerët e sp ecializuar.

Për ritmin e frymëmarrjes teknologjia mbështetet në një teknik e cila mo nitoron lëvizjet e kraharorit të një personi. Për matjen e rrahjeve të zemrës, Google përdor fillimisht kamerën për të dalluar ndryshime ngjyrash në majat e gishtave të përdoruesit që janë një indikator i qarkullimit të oksigjenit nga zemra në pjesët e trupit. Kjo teknikë ka një marzh ga bimi prej vetëm 2%. Google thotë se këto opsione të reja nuk duhet të përdoren për matje kli nike./e.c.