Nga sot qytetarët grekë pajisen me certifikatë vaksinimi. Ministri i qeverisë Kyriakos Pierrakakis njoftoi se qytetarët të cilët janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës, do të pajisen me këtë certifikatë.

Certifikata e vaksinimit lëshohet përmes platformës gov .gr, theksoi ministri, raporton “Protothema”. Deri më tani, një pjesë e madhe e personelit mjekësor, të moshuarit dhe grupet e ndjeshme për shkak të sëmundjes janë vaksinuar. Fushata e vaksinimit në Greqi ka nisur në 27 janar si në shumë vende të tjera të BE.