Dy gola të tjerë për të. Erling Braut Haaland nuk ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi i Borrusia Dortmund, pas paraqitjes së madhe në Champions League kundër Sevilla-s, është konfirmuar i pangopur me gola edhe në kampionat kundër Schalke-s, duke realizuardy gola në fitoren 4-0 të verdhezinjve. Një ecuri që konfirmon forcën dhe cilësinë e tij, dhe që shtojnë akoma më shumë zërat në lidhje me të ardhmen.

Sipas Daily Star, duke marrë parasysh klauzolën prej 75 milionë eurosh në kontratën e Haaland, por që do të jetë e vlefshme vetëm pas vitit 2022, sulmuesit mund të largohet më herët nga Dortmund. Nuk është një sekret që skuadra si Real Madrid, Manchester United, City dhe PSG po e ndjekin me interes të madh lojtarin. Dhe është pikërisht për këtë arsye që, sipas së përditshmes angleze, vetë Haaland ka bërë të qartë dëshirën e tij.

Kontratë prej 5 vitesh për një total prej 90 milionë eurosh. Kjo është shifra e kërkuar nga norvegjezi dhe menaxheri i tij, Mino Raiola. Skuadrat që e duan, përveçse të bindin Borussia Dortmund me një ofertë marramendëse, do të duhet të plotësojë edhe kërkesat ekonomike të lojtarit, rreth 350 mijë euro në javë. Duke parë shifrat e 20-vjeçarit, do të ishin më se të merituara.