Gjithçka po shkon për mrekulli për Hansi Flick në stolin e FC Bayern Munich. Të enjten mbrëma, Bayerni rrëmbeu edhe një trofe. Ani pse në shkurt të vitit 2021, ky trofe i takon vitit 2020 – por pandemia ka tollovitur gjithçka.

Sido që të jetë, në ndeshjen e 68 në stolin e Bayern, Flick arriti që të fitojë trofeun e gjashtë, duke rrëmbyer çdo trofe të mundshëm brenda një sezoni. Me Bayernin, ai fiton trofe me një mesatare çdo 11 ndeshje. Flick deri më tani ka fituar më shumë trofe, gjashtë me Bayernin, se sa ka pësuar humbje, vetëm pesë deri më tani.