Një studente ka bërë një ndryshim të kënaqshëm me trupin e saj. Lily Turton, ka arritur të humbasë 10 kilogramë brenda dy muajve duke krijuar një peshë optimale. Ajo e arriti këtë rezultat duke eliminuar ushqimet me yndyra, e zëvendësuar ato me ushqime të pasura me fibra dhe proteina. Gjithashtu 18-vjeçarja ka aplikuar dhe aktivitet sportiv.
Tanimë Lily është autore e një libri me receta gatimesh dhe sistematikisht shpërndan video në rrjete sociale me shpresën se do të ndihmojë të tjerët të arrijnë suksesin e saj. “Çdo ditë është ndryshe. Janë disa ushqime që i konsumoj dhe që janë pjesë e dietës. Më shumë konsumoj fruta dhe ushqim me shumë pak kalori”, ka shtuar kjo vajzë e re”, ka deklaruar Turton.