Temperaturat e ulëta vazhdojnë të prekin Holandën duke shkaktuar mbylljen e shkollave fillore, që do të hapnin portat për herë të parë pas shtatë javësh.

Qendrat e depistimit dhe vaksinimit kundër koronavirusit mbeten gjithashtu të mbyllura në të paktën tetë qytete të vendit, të goditura dje nga stuhia e parë e dëborës që prej më shumë se 10 vitesh.

Reshjet e dëborës, të shkaktuara nga stuhia, që meteorologët e kanë quajtur “Darcy”, janë ndalur sot, por Holanda po bëhet objekt i alarmeve të ndryshme meteorologjike, raporton ATSh.

Shkollat fillore, të mbyllura që prej mesit të dhjetorit në kuadër të kufizimeve më të ashpra që ka njohur Holanda që prej fillimit të pandemisë, u autorizuan për t’u rihapur sot.

Por, dhjetëra shkolla të kryeqytetit Amsterdam, të qyteti portual të Roterdamit, Utrecht dhe qytete të tjera kanë qendruar të mbyllura, kryesisht për shkak të vështirësive në transport, njoftoi stacioni televiziv publik NOS.