Nëse pyesni veten se përse jeni beqarë duhet ti hidhni një sy karakteristikave të shenjave tuaj të horoskopit. Nëse keni shumë kohë që jeni beqarë duhet ta dini se koha juaj do vijë mjafton të keni pak durim dhe të njihni mirë veten tuaj dhe atë që doni në një të ardhme.
Disa nga arsyet se përse jeni beqarë mund ti gjeni dhe në karakteristikat e shenjave tuaja të horoksopit ndaj hidhini një sy më poshtë:
Dashi
E njëjta mënyrë sjelljeje –plot besim dhe siguri – që në fillimet e marrëdhënies dukej si kënga e një sirene, shumë shpejt do të kthehet në diçka acaruese për shkak të natyrës egocentrike të Dashit. Një person i shenjës së Dashit duhet të ulë tonet e egos dhe të ndryshoje qëndrimin “ unë jam i pari”. Ai duhet të bëjë kompromise shpesh herë, nëse pretendon që një marrëdhënie të zgjasë në kohë.
Demi
Mos pretendoni që partneri t’ju qëndrojë besnikë gjatë gjithë kohës, nëse ju filloni të mos kujdeseni për veten ose të mos mbani gjallë pasionin në lidhjen tuaj. Partneret e shenjës së Demit janë shumë kokëfortë dhe janë të prirur që të mbajnë mëri për një kohë të gjatë, pasi ka ndodhur mosmarrëveshja brenda çiftit.
Binjakët
Nëse tradhëtia është tipar në marrëdhënien tuaj, kjo ndodh sepse vesi i partnerit të shenjës së Binjakëve ka dalë në sipërfaqe. Të jeni në një marrëdhënie me një Binjak, shpesh herë do t’ju bëjë të ndiheni konfuzë,sidomos nëse partneri i Binjakëve nxjerr në pah personalitetin e tij shpesh herë.
Gaforrja
Një partner i shenjës së Gaforres, ka tendencën që të përmendë disa gjëra të rrezikshme , të tilla si martesa dhe fëmijët, në fillimet e lidhjes së dashurisë. Keta persona priren të jenë disi të ngjitur, duke bërë që partneret e tyre të dëshirojnë të ngadalësojnë ritmin e marrëdhënies, në vend që të qetësohen në krahët e dashurisë.
Luani
Një person i shenjës së Luanit, debaton me të dashurin/en, sepse në të vërtetë interesohet për të. Por nëse partneri është konfuz, mund të ndihet sikur ky i dashur i Luanit është vazhdimisht në kërkim të betejave, gjë që mund të bëhet e lodhshme me kalimin e kohës.
Virgjëresha
Kjo krijesë e mrekullueshme që ju dëshironi tju kërkojë për të dalë, ndoshta as nuk e beson që ju mund të jeni i interesuar për të, duke qenë se personat e shenjës së Virgjereshës janë shumë të turpshëm. Gjithashtu Virgjereshat kanë prirjen që të heqin dorë shumë shpejt dhe mos t’ju telefonojnë kurrë për tu takuar sërish, nëse gjeja më e vogël – reale ose imagjinare – shkon keq.
Peshorja
Jeta dashurore e një Peshoreje mund të jetë një katastrofë e vërtetë, nëse ai ose ajo vazhdon të piketojë partnerë që janë “të thyer” dhe kanë nevojë “të rregullohen”. Në fakt, një person i Peshores, mund të kërkojë në mënyrë të pandërgjegjshme njerëz që janë të këqinj për të dhe pastaj bie në kurthin e të bërit manipuluese ose mashtruese.
Akrepi
Misteri dhe magjia e një Akrepi mund të kthehet në diçka acaruese për marrëdhënien tuaj, brenda një kohe të shkurtër. Personat e Akrepit kanë një qëndrim të tipit “ose të gjitha ose asgjë”, gjë që ul ndjeshëm takimet e mundshme dashurore.
Shigjetari
A janë standartet tuaja pak si shumë të larta? Atëherë ju padyshim jeni një Shigjetar. Sigurisht që ju meritoni më të mirën e mundshme dhe nuk keni pse të mjaftoheni me pak. Por duke mos pranuar mendimin se dikush është mjaftueshëm i mirë për ju, është diçka që nuk ju bën tërheqës.
Bricjapi
Një Bricjap mund të behet dyshues dhe madje xheloz, derisa të fitojë besim të plotë te partneri i vet. Për fat të keq, kjo ka nevojë për shumë kohë dhe këmbengulje. I dashuri/a mund të ndihet i frustuar dhe i mërzitur, para se të arrijë të kuptojë vlerat tradicionale të Bricjapit.
Ujori
Një person i shenjës së Ujorit ka gjithmonë një opionion të vetin dhe asnjëherë nuk përpiqet që të fshehë natyrën e tij të veçantë. Kjo mund të jetë interesante në fillim të marrëdhënies suaj, por konfliktet e vazhdueshme, të cilat një Ujor nuk pranon ti lë mënjanë, bëhen destruktive me kalimin e kohës.
Peshqit
A po vazhdoni të mendoni akoma për ish të dashurin tuaj? Nëse po, ka shumë gjasa që të jeni Peshqit. Ata me natyrën e tyre sakrifikuese mund të krijojnë dhe grumbullojnë pakënaqësi dhe gjithashtu mos të arrijnë ti japin fund një marrëdhënieje të keqe apo të dështuar.