Çiljeta Xhilaga zbuloi se kishte humbur babain, i cili nuk mundi ta fitonte betejën me Covid-19. Mirëpo sot është një ditë e veçantë, pasi këngëtarja feston ditëlindjen dhe mbush plot 36 vite jetë. Surprizën më të bukur dhe më të veçantë, ajo e mori nga partneri i saj, Alban Hoxha. Sapo ora ka shënuar 12:00, Çiljeta ka publikuar në Instagram foto e video të dhuratës së Albanit.
Portieri i Partizanit, i ka blerë këngëtares një yll, të cilin e ka quajtur Çiljeta.“Kur të blen dashuria një yll në qiell dhe e quan Çiljeta. Faleminderit që ma mbush zemrën me kaq dashuri, dhurata më e mirë ndonjëherë!”, shkroi këngëtarja krahas videos ku tregoi edhe certifikatën e yllit.