Ministrja e Kulturës Elva Margariti reagon për herë të parë pas humbjes në moshë të re të bashkëshortit të saj, Asllanit, i cili vu ante nga një sëmundje e rëndë. Ministrja Margariti falenderon të gjithë ata që iu gjendën pranë, ndërsa prek me fjalët e saj teksa thotë: “Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë, e teksa përpiqesh të shtysh në pafundësi lajmin e hidhur, nuk mund ta bësh këtë me mirënjohjen”.

Ministrja Margariti dhe Asllani gëzojnë një vajzë 9-vjeçare. “Asnjëherë, askush nuk është gati për të shkruar të tilla radhë, e teksa përpiqesh të shtysh në pafundësi lajmin e hidhur, nuk mund ta bësh këtë me mirënjohjen. Në të vërtetë do të doja të falenderoja gjithkënd, që na u gjend pranë në këtë moment të vështirë të jetëve tona.

Ajo çka mendoj sot është se çdo fjalë ngushëllimi e mirësie, na jep forcë e kurajë për një rrugëtim të ri, që ka nisur!Uroj t’jua kthej veçse për ditë  gëzimi”, shprehet Margariti.