Burri i ish-deputetes socialiste Valentina Leskaj ka ndërruar jetë ditën e sotme për shkak të koronavirusit. Lajmin e bën vetë të ditur ish-deputetja, ku shprehet se bashkëshorti i saj nuk ia doli dot të fitojë betejën me COVID-19, ndërsa thotë se ceremonia mortore do të jetë private për shkak të situatës me pandeminë.

“Të dashur miq sot është një ditë shumë e vështirë për mua, dy djemtë e mi Arianin, Besnikun dhe familjet e tyre. Humbëm njeriun tonë të dashur, bashkëshortin e babain model, gjyshin e dashur që nuk ja doli dot me sëmundjen e Covidit. Për shkak të situatës ceremonia do jetë private. Ju falenderojmë për mirkuptimin”shkruan Leskaj.