Ardit Gjebrea nuk i shpëtoi koronavirusit dhe për këtë arsye ju desh që për 2 javë të izolohej në shtëpi. Gjatë kësaj kohe vendin e tij në “E Diela Shqiptare”, e zunë disa figura shumë të njohura si Marsela Çibukaj, Enkel Demi dhe Gentian Zenelaj. Secili prej tyre prezantoi nga një rubrikë, por ajo që e surprizoi më tepër publikun ishte Marsela, duke qenë se Enkeli dhe Gentiani kishin eksperienca në moderim. Këngëtarja e kaloi me sukses provën dhe publiku i ka kërkuar që të jetë më shpesh prezente në ekran. Edhe të dielën e sotme ajo prezantoi dy rubrika “Gjysma ime” dhe “Ka një mesazh për ty”. Pavarësisht se Arditi e fitoi betejën me Covid-19, ai nuk është kthyer ende në program, sepse i duhet të rikuperohet plotësisht.
Megjithatë as këto kohë ai nuk e ka lënë emisionin e tij mbrapa dhe e ka ndjekur me shumë kujdes nga shtëpia. Sot ai duket se është emocionuar shumë nga rubrika “Ka një mesazh për ty” dhe i është drejtuar Marselës me një mesazh shumë të thjeshtë, por domethënës. “Faleminderit për emocionet”, ka shkruar Arditi, duke etiketuar në postim Marselën. Përderisa arriti të përcillte emocionone edhe tek Arditi përmes ekranit, kjo do të thotë se Marsela ka marrë edhe aprovimin e tij si moderatore.