Icardi u largua nga Interi në vitin 2019 duke iu bashkuar PSG-së për 50 milionë euro. Argjentinasi shpesh ishte lidhur me kalimin në Torino, por Juventus dhe Inter asnjëherë nuk arritën marrëveshje për transferimin e tij.

Ai ka “thumbuar” Interin, pasi ish kapiteni i saj ka pëlqyer foton e lojtarëve të Juventusit duke festuar arritjen në finale të Kupës së Italisë pasi mposhtën “Neurazzurët”. Ish sulmuesi i Sampdorias duket se ka lidhje të mira me lojtarët e Juventusit derisa ka pëlqyer foton e Cristiano Ronaldos, Leonardo Bonucci, Alvaro Morata dhe disa yjeve të tjerë. Ndeshja mes Juventusit dhe Interit përfundoi me rezultat 0 – 0, duke kualifikuar Juven, e cila ksihte fituar ndeshjën e parë në Milano, 1-2./e.c.