Moderatori shumë i dashur për publikun, Ardit Gjebrea është infektuar me Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një postimi në Instastory. Arditi ka dalë pozitiv dy ditë më parë dhe është karantinuar në shtëpi. Ai ka folur për simptomat, duke treguar se nuk ka temperaturë shumë të lartë dhe se nuk gjatë kësaj kohe po mendon vetëm për punën. Moderatori ka njoftuar se “E Diela Shqiptare” do të jepet të dielën por nga shtëpia.
“Dita e dytë-pozitiv! Nuk po obobo-hem sepse me temperaturë jo shumë të lartë jam. E c’mund të bëjë njeriu i mbyllur në shtëpi? Mendon gjithmonë për punën dhe në fakt, me gjithë vështirësitë që na përballi koha, na zhvilloi instiktin e gjetjes alternative, në këtë rast do të thotë: E Diela Shqiptare do të zhvillohet të dielën, sigurisht bashkë, por nga shtëpia”, ka shkruar Arditi në Instastory.