Nëse ky raport është i vërtetë do të ishte hera e parë që Apple sjell këtë teknologji, por jo e para në një smartfon. Apple prezantoi ekranin “Always On” në seritë Apple Watch 5 në 2019-ën. Por kjo veçori ka munguar në iPhone megjithatë gjërat do të ndryshojnë shumë shpejt.
Sipas kanalit në YouTube EverythingApplePro, linja e iPhone 13 do të ketë ekranin “Always On” me disa detaje rreth gjendjes së telefonit. Këto detaje përfshijnë orën dhe baterinë ndërsa ekrani ngelet i dukshëm edhe kur iPhone është i kyçur, pra kur nuk përdoret. Njoftimet si mesazhet do të ndriçohen vetëm përkohësisht sipas raportimit.
Nëse ky raport është i vërtetë do të ishte hera e parë që Apple sjell këtë teknologji, por jo e para në një smartfon. Disavantazhi i madh është jetëgjatësia e baterisë e cila do të marrë një goditje. Por ekranet AMOLED mund të reduktojnë impaktin në bateri duke aktivizuar vetëm pikselët e nevojshëm për të treguar informacionin.
Gjenerata e re e iPhone vjen në Shtator 2021 me shumë gjasa.