Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Report Tv, ku deklaroi se nëse Basha humb edhe zgjedhjet e 25 prillit ai nuk duhet të dalë më nga shtëpia dhe as mos ta çojë ndërmend që të shfaqet fizikisht në PD.
“Unë e dua një fitore të së djathtës po aq sa e do një demokrat dhe s’kam votuar kurrë për të majtën por nuk e shoh fitoren e PD-së. Pamundësia për të dalë në një alternative të besueshme për shkak të dështimeve të njëpasnjëshme në këto 8 vite duke filluar nga reforma në drejtësi, ajo territoriale, zgjedhjet e 2017 , bojkoti i 2019, djegia e mandateve, futja në komisionin elektoral, veprimet që ka bërë në përzgjedhjen e kandidaturave që është false si buzëqeshja e Bashës, kjo bën që shqiptarët…. shqiptarët nuk janë popull në një listë, por kanë votuar mirë përgjithësisht.
Nga pikëpamja e substancës ideologjike e shoh ofertën e PD të pa mjaftueshme për të thirrur ata 300 mijë vota që i ka humbur që nga 2009 dhe mosmbajtja e përgjegjësive të këtij zotërisë për 4 humbje rresht.
Nëse Basha humb zgjedhjet nuk duhet të dalë nga shtëpia dhe të shkojë në PD. Sot Basha nuk duhet të ishte kandidat për kryeministër për të gjitha arsyet që u thanë me datë 26 nuk duhet ta çojë ndërmend dorëheqjen por nuk duhet të paraqitet fizikisht me në PD. Nuk e di si do të dalë nga shtëpia”, tha Kulluri.