Tifozët angleze do të jenë të parët në Evropë që do të ndjekin skuadrat e tyre të zemrës në shkallët e stadiumeve edhe pse do të jetë në numër të kufizuar. Kryeministri Boris Johnson konfirmoi hapjen e dyerve të impianteve sportive në 17 maj si pjesë e planit që lehtësimit të masave kufizuese në vend që pritet të finalizohet në 21 qershor.
Në stadiumet më të mëdha si Wembley dhe atyre të ekipeve të mëdha të premier League do të lejohen deri në 10 mijë persona në stadium ose sa 25% e kapaciteteve të këtyre impianteve. Hapja e stadiumeve nuk do të përfshijë finalen e FA Cup që do të luhet në 15 maj, por mund të aplikohet edhe në disiplina të tjera sportive përvec futbollist si turneu i Wimbledon apo Kupa e Botës në Rugby Sigurisht që rihapja e stadiumeve në Britaninë e Madhe do të prekë edhe Evropianin e këtij viti. Në Wembley janë programuar të zhvillohen 7 ndeshje të këtij kompeticioni; 3 të fazës së grupeve, një ndeshje të 1/8 të finaleve, 2 gjysmëfinalet dhe finalja.
Sipas tabloidit ‘The Sun’ nuk përjashtohet mundësia që për finalen e këtij kompeticioni të dalin në shitje të gjitha biletat për të pasur një stadium të mbushur plotësisht me tifozë. Brenda kësaj date parashikohet që të jetë vaksinuar e gjithë popullsia e rritur dhe një pjesë e mirë e saj do të ketë marrë edhe dozën e dytë