Falë modeleve 3 dhe Y, kompania Tesla ka rritur ndjeshëm prodhimin dhe shitjet e veturave të saj elektrike, pasi ato janë dukshëm më të lira se modelet S dhe X. Mirëpo, do të ishte një sukses i plotë nëse prodhuesi amerikan nxjerr në treg një edhe më të përballueshme për blerësit, të njëjtë me atë Volkswagen ID.3.
E një veturë e tillë duke u prodhuar dhe sipas disa njoftimeve, ajo mund të arrijë në dyqane të paktën ato kineze, deri në fund të vitit 2021.
Vetura e re, që do të njihet si “Model 2”, ka shumë të ngjarë të jetë një “hatchback” kompakt, megjithëse është e mundur që Tesla të zgjedhë një version të veçantë limuzinë për Kinën. Kur bëhet fjalë për çmimin, “Model 2” do të ketë çmim fillestar prej 25.000 dollarësh, që është për 10.000 dollarë më i ulët se ai për modelin më të lirë – 3.