Java e dytë e Shkurtit ka vendosur të tjera rekorde sa i përket infektimeve ditore me Covid-19 në Shqipëri. Prej datës 8 deri 13 Shkurt rezultuan pozitiv me Sars-Cov-2 6651 persona, rreth 600 më shumë sesa në 6 ditët e para të muajit Shkurt. Numri më i lartë i rasteve të reja u raportua nga autoritetet shëndetësore të martën e 9 Shkurtit, me 1239 persona të infektuar. Në vend numërohen tashmë mbi 34 mijë raste aktive. Po ashtu fatalitetet e shënuara gjatë javës së dytë të shkurtit kanë ardhur në rritje.
83 persona u dorëzuan përballë virusit gjatë periudhës 8 deri 13 shkurt, në një kohë që në 6 ditët e para të muajit pati 66 viktima. Me shqetësim është përcjellë nga autoritetet edhe rritja e numrit të personave me nevojë hospitalizimi. Kështu, në 1 Shkurt 2021 në të 4 spitalet Covid ishin nën kujdesin mjekësor 365 paciente. Ndërsa 13 Shkurt numri i i pacienteve i tejkalon 500. Ekspertët e Shëndetësisë dyshojnë se rritja e numrit të infektimeve ditore dhe agresiviteti mund të jetë si pasoje e mbërritjes se varianteve të reja të Covid në Shqipëri.
Për këtë autoritetet kanë dërguar disa mostra në laboratorin e Berlinit për të konfirmuar dyshimet. Për shkak të këtyre shifrave java që lamë pas shënoi edhe ashpërsimin e masave të pandemisë. Ra policore u zgjat ndërsa autoritetet janë angazhuar për zbatimin rigoroz të rregullave.