Bashkëshortja e kreut të PD, Lulzim Basha, Aurela Basha i është përgjigjur pyetjes së bërë nga një qytetar. Qytetari me emrin Nardi Haxhiu e pyet Bashën sesi ndihet që është gruaja e një politikani që nuk ka fituar asnjë betejë politike, ndërsa bashkëshortja e liderit të PD-së nuk ka përtuar t’i përgjigjet shtetasit në fjalë. Qytetari Nardi Haxhiu: Si ndihesh të jesh gruaja e një politikani që nuk ka fituar asnjë betejë politike? Aurela Basha: Duket se nuk e njeh. Më vjen keq për ty. Unë ndihem super, sepse ai ka fituar si askush tjetër, beteja të paimagjinueshme për PD-në.
Në vitin 2005 mundi Ben Ahmetajn, në një zonë që nuk kishte votuar kurrë PD-në. më 2009 fitoi Elbasanin, në 2011 mori 50 mijë vota më shumë për PD-në në Tiranë dhe mundi Ramën, më 2016 fitoi betejën për dekriminalizimin etj etj etj. Ka bërë edhe opozitën më të fortë, duke pasur të gjithë kundër. Po deshe më, më thuaj.