Jordi Alba shoqëroi sot Koeman në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes së Champions League me Paris Saint-Germain. Midis shumë temave të analizuara, ishte padyshim edhe çështja Messi: “Edhe sikur ta dija se çfarë dëshiron të bëjë Messi, padyshim që nuk do ta thosha atë publikisht.

Fjala e fundit për të ardhmen e tij i përket vetëm Leo, i cili me siguri do të bëjë maksimumin dhe e shoh plotësisht të përqendruar te Barça. Ai e ka kokën ekskluzivisht te ne dhe dëshiron të ketë një sezon të shkëlqyeshëm me klubin e gjithë jetës së tij”, deklaratat e tij