Jozefina Topalli, kryetarja e “Lëvizja për Ndryshim” ka prezantuar ditën e sotme 10 kandidatët e Tiranës që do të garojnë për zgjedhjet e 25 prillit. Në emisionin “Open”, Topalli u shpreh se në Shqipëri është vrarë elita politike, por ka zgjedhur emra që mendon se do ta bëjnë këtë vend më të mire dhe janë të pa korruptuar. “Në përgjithësi do thoja që nuk janë politikanë, nuk kanë qenë pjesë active në politikë por janë emra të njohur në jetën akademike, janë pedagogë, doktorë, profesorë apo të rinj e të reja. Janë një miks i intelektualëve që kontribuojnë në jetën akademike dhe të tjerë që kanë studiuar jashtë vendit.
Unë mendoj se i njihni. Në Shqipëri kanë v ra rë elitën politike. Mund të investosh dhe nuk e di sa prej tyre do e bëjnë këtë vend më të mirë se ky është qëllimi i politikës. Unë kam hyrë në politikë kur kam qenë e re. Opozita të bën të rritesh dhe mendoj se këtyre i jepet mundësia dhe unë t’i nxis e t’i mbështes për të krijuar një klasë të re politike, të pa korruptuar. Të paktën të nisim me persona të pa korruptuar, të ndershëm dhe që janë me titujt më të lartë të jetës akademike”, tha Topalli.
Kujtojmë se në listën e Tiranës do të jetë edhe Jozefina Topalli, e cila ka vendosur të mos braktisë as Shkodrën, zonën që historikisht i ka dhënë mandatin e deputetes, kur ishte në PD, ndërsa po mendon edhe Lezhën dhe Durrësin si opsion.