Nje nene, nje grua qe vjen nga nje familje qe ka votuar per 30 vite per PD, ka zgjedhur te kandidoje ne Tropoje, vendlindjen e saj, per “ngjyrat” e Partise Socialiste.
Në këtë puntatë të parë të emisionit “Kandidati” mori pjesë Ajlin Alfredaj, 29-vjeçarja nëna e 7 fëmijëve.
Ajo kandidon për deputete në Tropojë dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarit Eno Popi .
Ajlin rrefen dhe debatet me te atin, te cilit i kujton se qeverite e PD nuk kane bere asgje per Tropojen, ndersa nen qeverisjen socialiste jane rritur ndjeshem investimet dhe qyteti ka ndryshuar shume pozitivisht!
Më trego një rast kur ti në këtë marrëdhënie punë profesionale juridike je gjendur në një moment të vështirë?
Nuk e di sesi funksionojnë fiks politikat për ndihmën ekonomike dhe çdo vit bëhen letra nëse ke pronë apo s’ke pronë dhe në qoftë se ke më shumë se 300 metra tokë, automatikisht të hiqet e drejta e ndihmës ekonomike. Në punë më vjen një me probleme fizike edhe ka qajt që unë nuk ja bëjsha dot atë letër dhe mu më është prish komplet dita.
Por si ke dhënë dot një zgjidhje?
Nuk i kam dhënë dot një zgjidhje. Sinqerisht ka qenë dramë. E tmerrshme. Më dukej sikur po i hiqja tjetrit bukën…
Si është për ty të kandidosh me një forcë politike të majtë kur Tropoja ka qenë bastion i së djathtës?
Në fakt kjo nuk është e vështirë për mu. Unë edhe babit tim i them: shiko ti ke qenë 30-vjet demokrat . Ka votuar për Partinë Demokratike 30-vjet. Çfarë fitove ti që mbështete PD? Je 30 vjet mbrapa në kohë. Para 30 vitesh ka pas në fshatin tim kopsht, çerdhe, magazinë, spital të gjitha. Sot nuk ke çerdhe, nuk ke kopsht, nuk ke Qendër Shëndetësore, nuk ke pikë shumice. Sot është i braktisur.
Cila është pika jote e fortë me qytetarët? Çfarë presin qytetarët prej teje?
Pika ime më e fortë është këmbëngulja, vendosmëria për me i çuar gjërat deri në fund. Unë nëse e them një gjë e bëj, nuk dorëzohna. Kjo vjen edhe nga historia ime personale.
Dhe motoja jote?
Motoja ime është: Nëse nuk fiton sigurohu që të mos humbasësh.