Këngëtari i njohur, Altin Sulku, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri që mban titullin “Era”. Këngën e solli së bashku me këngëtarin, Stine. Ditën e sotme ai ka ndarë me publikun disa detaje nga realizimi i këtij projekti, që është pritur mjaft mirë nga fansat.
Gjatë bisedën në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Sulku u ndal gjithashtu dhe te pandemia dhe ndikimi që ka patur te tregu muzikor. I pyetur se cila ka qenë shifra më e madhe me të cilën është paguar në një event familjar, ndonëse nuk tregoi një shumë të saktë, tha se bëhet fjalë për një dasmë të zhvilluar në Fushë-Krujë.
“Gati 10 vite. Kanë qenë miq tanë dibranë që rrinë në atë zonë. Mbaj mend që janë hedhur në total 30-40 mijë euro në dasëm. Hidheshin me 500 qindshe”, tha Sulku. Këngëtari i njohur shtoi me humor: “Dhe mund ta harroja këngën çfarë thoja, sytë ishin tek lekët”.