Këto ekipe do të shpallen kampione në 5 ligat kryesore evropiane, sipas një studimi Fundi i sezonit 2020/21 po afron dhe liderët e ligave kryesore evropiane po kërkojnë ta bëjnë hapin e fundit drejt lavdisë. Tani për tani, Atletico Madrid, Manchester City, Inter, Lille dhe Bayern Munich prijnë në Spanjë, Angli, Itali, Francë dhe Gjermani.

Por kush do të jetë i pari në fund të muajit maj? Observatori i Futbollit Ndërkombëtar, CIES, është përpjekur t’i përgjigjet kësaj pyetjeje duke e projektuar rezultatin përfundimtar në secilën prej pesë ligave kryesore evropiane. “Projeksioni u llogarit duke e përdorur një model të statistikave duke i marrë parasysh goditjet në portë dhe goditjet nga zona, golat e shënuara dhe golat e pranuar, posedimin e topit, si dhe pasimet”, ka thënë CIES. Në bazë të kësaj, kështu do të duken tabelat përfundimtare në pesë ligat kryesore evropiane.

Premierligë: Manchester City kampion La Liga: Atletico Madridi kampion Serie A: Interi kampion Bundesliga: Bayern Munich kampion Ligue 1: Lyoni kampion